Ilir Meta fotografohet para shtatores së Ibrahim Rugovës

14:11 | 22 Janar 2018
Arbresh.info

Presidenti i Shqipërisë ,Ilir Meta, ka qëndruar sot në Prishtinë ku është pritur nga Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Temë e këtij diskutimi ishin çështjet me interes të dy vendeve si dhe ecja në rrugën e përbashkët të integrimit Europian, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, sic duket Presidenti shqiptar, Ilir Meta, pati edhe çaste më relaksuese në Prishtinë.

Ai së bashku me Haradinajn u panë duke shijuar borën në Prishtinë, ndërkaq në fotografinë tjetër të postuar nga Presidenti shqiptar në Facebook, ai shihet para shtatores së Ish-Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në sheshin e Prishtinës./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme