Ditë më parë është bërë e ditur se Adnan Hyseni vuan nga një infektim dhe dëmtim serioz i mëlçisë. Nevoja e tij ishte të operohej jashtë vendit, për të cilën edhe është kërkuar ndihmë financiare për këdo që ka pasur mundësi të kontribuojë në shërimin e tij.
Sot vëllau i tij, Avni Hyseni ka dhënë një lajm të mirë për të nga spitali në Gjermani.
Ai ka bërë të ditur se Adnani tashmë po e fiton betejën ndaj sëmundjes (Infeksion në Mëlçi) ku pas kësaj, mjekët kanë arritur të eliminojnë edhe kancerin në zorrë të trashë për të cilin Adnani nuk ishte në dijeni përderisa po qëndronte në Kosovë, transmeton Indeksonline.
Gjithashtu Avniu ka shtuar se janë mirënjohës për të gjithë shqiptarët që kanë ndihmuar Adnanin, në mënyrë që të arrinte të shtrihej në spitalin gjerman për t’u shëruar.
Ky është postimi i plotë:
Ushtari i Atdheut po e fiton bejeten ndaj semundjes ??
FALEMINDERIT ALLAH I MADHERISHEM??
FALEMINDERIT KOMBIT SHQIPTAR ??
Sopo na erdh nje LAJM I MIRE nga spitali ne Gjermani per vllau e Kombit Shqiptar Adnanin e te cilin lajm po e presin te gjith me padurim, ADNANI po e fiton betejen gradualisht ndaj semundjes se rend (Infektimit te Melqis) ku pos infektimit te Melqis mjeket ne Gjermani kan arrit qe ta eleminojn edhe KANCERIN ne zorr trash per te cilin Adnani as qe ishte ne dijeni ne Kosov. Allahu i Madherishem dhe fuqiplot po i jep edhe nje mundesi per jete pos qe do kete nevoj per mjekim si dhe medikamente keto te fundit ndoshta per gjith jeten e te cilat fatbardhesisht do jene te siguruara fal mbeshtetjes se Kombit Shqiptar.
Ne familja Hyseni nga Peja do i jemi mirnjohes dhe borgjli per gjith jeten brez pas brezi popullit dhe atdheut sepse ishit me ne ne kete kohe te rend per ne si familje sepse u friguam shum se po e humbim vllaun ton Adnanin e ku fal Allahut Madherishem e fuqiplot, mbeshtetjes nga Kombi Shqiptar ne apsektin financiar dhe kujdesit intenziv dhe te shkelqyeshem nga mjeket ne Gjermani vllau jon ADNANI po e fiton betejen ndaj semundjes dhe vdekjes.
Me kete rast edhe e permbyll aksionin per grumbullimin e te hollave per sherimin e Adnanit ku ne si familje ju jemi mirjohes te gjith ju qe u angazhuat shum dhe ne dit ne vazhdim edhe do dalim me shumen e grumbulluar sepse ende nuk e dim shumen e sakt pershkak te voneses ne xhirollogarin e Adnanit te disa dergesave nga jasht Kosove.
MREKULLIA E ALLAHUT FALEMINDERIT ??
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...