Sulmuesi kilian, Alexis Sanchez, është takuar me trajnerin legjendar Sir Alex Ferguson në Old Trafford.
Sanchez ende nuk ka kompletuar transferimin e tij në Manchester United nga Arsenali, për shkak të dokumentacionit.
Ai është takuar me ish trajnerin e Manchester United, Sir Alex Ferguson, në qendrën stërvitore të djajve të kuq “Carrigton”.
Ferguson kishte tentuar ta transferojë kilianin në vitin 2011 nga Udinese, por ai kishte zgjedhur të transferohej në Barcelonë.
SAF ishte si zakonishtë një zotëri dhe kishte të veshur një kravatë të kuqe, përderisa ishte duke folur me pasagjerët në veturën, e në të cilën ishte edhe Sanchez.
Sanchez u largua nga hoteli “Lowry Hotel” në ora 11, hotel ky në të cilin qëndron edhe trajneri portugez, Jose Mourinho.
Ky transferim i Sanchezit, ka rikujtuar kohën kur Fergusoni kishte nënshkruar me Robin Van Persie nga Arsenali. Në atë sezon sulmuesi holandez ishte lojtari kyç në fitimin e titullit të kampionit.
Po ashtu Van Persie kishte po të njëjtën moshë sa të Sanchezit kur ishte transferuar në Manchester United.
Sanchez këtë mëngjes ka udhëtuar për në kompleksin stërvitor “Carrigton”, para se ai të zyrtarizohet si lojtar i United. /arbresh.info/
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...