Edhe tri familje serbe do bëhen me shtëpi në Kosovë

13:38 | 22 Janar 2018
Arbresh.info

Në kuadër të vizitës së presidentit serb, Aleksander Vuçiq, në Kosovë dhe takimit të zhvilluar mes tij dhe serbëve të Kosovës në Llapnasellë , është bërë e ditur që edhe tri familjeve serbe do tu ndërtohen shtëpitë si ndihmesë në përmirsimin e jetesës në Kosovë.

Kompanitë “Energoprojekt” dhe “Napred Development” janë pajtuar mes vete për ndërtimin e tri shtëpive për familjet serbe të cilat nuk kanë kushte jetese dhe janë të rrezikuara nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, transmeton lajmi.net.

“Shtëpitë do të ndërtohen për familjet të cilat kanë shumë fëmijë dhe nuk kanë një kulm mbi kokë, do të ndërtohen gjithësej tri shtëpi në ndihmesë të tyre” thuhet në njoftimet nga këto kompani serbe të ndërtimit./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme