Komisioni Zgjedhor i Lëvizjes Vetëvendosje përmes një konference për shtyp ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhje të kryetarit të kësaj partie. Adnan Rrustemi ka bërë të ditur se nga gjithsej 31.000 mijë aktivistë, kanë votuar 10.666 persona, ose në përqindje 33%, duke e konsideruar këtë proces si të suksesshëm
Kandidati i vetmi për kryetar të kësaj partie Albin Kurti ka marrë 98.82% të votave.
“Numri i anëtarëve është rritur për 60 %. “Numri i anëtarëve që kanë votuar dje është rritur mbi 100%. Ndërsa numri total i anëtarëve që kanë votuar dje është 10 mijë e 606 anëtarë nga 31 mijë anëtarët sa janë gjithsej”.
“Zgjedhjet e fundit kanë përmirësim të dukshëm të mbajtjes së zgjedhjeve, ku u mbajt vetëm për një ditë. Përqindja e pjesëmarrjes është 33.3 % këto shifra shënojnë rekorde brenda lëvizjes vetëvendosje”, tha Rrustemi.
Kjo është hera e tretë që Lëvizja Vetëvendosje mban zgjedhjet për kryetar./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1667467706651648/
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...