Sulmuesi italian i Nice, Mario Balotelli, mund të rikthehet në Serie A, tek skuadra e Juventusit.
Balotelli që nga transferimi i tij në kampionatin francez, ka rigjetur formën e tij më të mirë dhe tashmë përsëri është në radarin e skuadrave të mëdha.
Ai në këtë sezon ka shënuar 17 gola për gjigantin francez.
Sipas “The Sun” Balotelli është shumë afër arritjes së një marrëveshje me Juventusin për t’u transferuar në verë si lojtar i lirë, transmeton arbresh.info.
Ish anëtari i Milanit, Interit, Manchester City dhe Liverpoolit shikohet si partneri i ri për sulmuesin argjentinas, Gonzalo Higuain.
Këtë lëvizje do të mundohet ta përfundojë edhe Mino Raiola, i cili është agjenti i Balotellit dhe ka marrëdhënie të mira me kampionin italian.
Balotelli në të kaluarën ka punuar me trajnerin italian aktual të Juventusit, Maximiliano Allegri. /arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...