Mbrojtësi i Manchester United, Chris Smalling, ka thënë se ardhja e Alexis Sanchezit në klub është një ‘mirëseardhje e madhe’.
Reprezentuesi kilian ka përfunduar testet mjekësore me klubin gjatë së dielës dhe pritet të kompletojë transferimin e tij posa të merr lejen e punës.
United është 12 pikë mbrapa Cityt në tabelën e Premierligës, por nënshkrimi me Sanchezin është një nga fitoret e rralla të Jose Mourinhos kundër skuadrës së Pep Guardiolës.
Mbrojtësi anglez, Smalling beson se nënshkrimi i Sanchezit do t’i dhurojë një vetëbesim të madh skuadrës si në ligë ashtu edhe në Ligën e Kampioënve.
“Ne të gjithë e dimë se është afër. Çdo lojtar që forcon skuadrën është i mirëpritur”, tha Smalling.
Sanchez është parë në Old Trafford të dielën mbrëma duke e festuar transferimin e tij.
Kiliani do të bartë fanellën me numrin 7, fanellë kjo e bartur nga Memphis Depay për herë të fundit. /arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?