Shqyrtoni tërë situatën, mos u hutoni. Është koha ta ndihmoni.
Keni vërejtur se miku juaj ka ndryshuar. Ndoshta këto kanë qenë ndryshime në disponim, sjellje të caktuara apo disa aktivitete ku ndjente kënaqësi më herët. Ndoshta keni vërejtur se miku juaj është gjithnjë i lodhur apo shpejt iritohet. Këto simptoma shpesh i përshkruhen lodhjes apo stresit, por, mund të janë shenjë e një problemi më të thellë.
Faqja Psychology Today ka mbledhur disa shenja delikate të cilat nuk duhet injoruar.
Miku juaj nervozohet pa arsye
Shumë njerëz mendojnë se depresioni është një trishtim i vazhdueshëm. Në fakt, njerëzit që zhvillojnë depresion shpesh ndjejnë zemërim dhe nervozizëm para humbjes së shpresës dhe dëshpërimit.
Miku juaj ka çrregullim të gjumit
Probleme të përkohshme me gjumin na ndodhin të gjithëve. Por pagjumësia kronike është shenjë paralajmëruese. Nganjëherë ndodhë që njerëzit të kanë simptoma të kundërt për depresionin: kanë probleme me zgjimin, apo ndjehen të përgjumur gjatë ditës. Gjithashtu mund të shkojnë herët për të fjetur, duke lënë të gjitha obligimet e rëndësishme të pakryera.
Dhimbje të vazhdueshme koke dhe trupi
Egziston lidhje e fortë mes trupit dhe trurit tonë. Kur trupi tenton ta rikthejë shëndetin mendorë, mund të paraqiten dhimbje koke konstante dhe dhimbje muskulatore.
Mungesë energjie
Kur paraqitet mungesa e energjisë dhe ndjenja e lodhjes, kjo tregon qartë egzistencën e depresionit. Madje edhe detyrat më të thjeshta ju iritojnë dhe ju nevojitet më shumë kohë se zakonisht.
Ndjenja e fajit
Gjithkush që është depresiv mund të përjetojë ndjenjë pavlefshmërie, pafuqie, faji dhe vetëfajsimi. Në fakt, tendenca që ndokush të fajësojë vetëveten në mënyrë të tepruar dhe pa vend është faktorë kryesorë për depresionin.
Sjellja papritmas “e të rikthyerit”
Pranimi i rreziqeve të panevojshme, bixhozit dhe sjelljes joadekuate seksuale, apo veprimeve tjera të papërgjegjshme mund të janë përpjekje që ndokush të përballet me kaosin e mbrendshëm. Këto mënyra të sjelljes mund të krijojnë lehtësim të përkohshëm, por do të sjellin edhe më shumë vuajtje dhe shumë probleme tjera emocionale, edhe atë afatgjatë.
Vështirësitë me koncentrimin dhe kujtesën e detajeve
Kur ndokush është depresiv, e ka të vështirë të fokusohet dhe t’i kushtojë vëmendje detajeve, ashtuqë lehtë mund të hutohet. E ka të vështirë të kryej shumë detyra dhe i ulet efikasiteti.
Mbani mend: sa më shumë shenja të vëreni, mundësia është më e madhe që ju apo ndokush i afërm të përballet me depresionin, e jo vetëm në “ditë të këqija”./femra.net/
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët