Dua Lipa u tregoi tifozëve të saj se si të mos ktheheshin me ish të dashurin e tyre me këngën e saj “New Rules”, por siç duket ajo vetë ka pasur nevojë për disa këshilla në këtë aspekt.
Një burim i afërt i këngëtares ka zbuluar se Dua Lipa është ndarë nga i dashuri i saj, Paul Klein pas pesë muajsh lidhje, shkruan The Sun, transmeton arbresh.info.
“Dua dhe Paul kaluan një kohë shumë të mirë së bashku, por gjërat në mes tyre nuk funksionuan”, ka thënë ky burim.
Po i njëjti burim shtoi se Dua është kthyer përsëri në kontakt me ish të dashurin e saj, Isaac Carew.
“Ajo sërish është në kontakt me Isaac-un, me të cilin u nda vitin e kaluar, por ka qenë jashtë vendit javët e fundit kështu që nuk mundur të takojnë njëri tjetrin”, ka shtuar burimi
Në mes të tjerash ky burim shtoi se Dua të gjitha emocionet për lidhjen e dështuar i ka në albumin e saj të ri.
“Ajo është shumë pozitive për këtë situatë dhe ka derdhur emocionet e saj në albumin e saj të ri, të cilin ajo e ka shkruar në Xhamajka dhe Los Anxhelos”, ka shtuar burimi.
Megjithatë, Dua Lipa ka arsye për tu shpërqendruar nga lidhja e saj e dështuar, kjo për arsye se ajo tani është e nominuar në pesë kategori “Brit Awards”./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...