Rezultatet kryesore të vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Kosovë kanë treguar unifikimin e Serbisë për t’i ndihmuar serbëve që jetojnë aty, si dhe kanë treguar pozitën e qartë të saj.
Kështu mendon sekretari i Përgjithshëm i presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviq, ku sipas tij mesazhi kryesor që i dha Vuçiq serbëve ishte se vetëm të bashkuar mund të mbijetojnë në Kosovë, transmeton lajmi.net.
“Presidenti do të këmbëngul që të gjitha premtimet të cilat u dhanë të shtunën të përmbushen. Populli serb në Kosovë ka treguar se ata kanë besim të madh tek presidenti dhe institucionet e Serbisë”, është shprehur Selakoviq.
Ai ka thënë se vrasja e Oliver Ivanoviqit tregon se paqja është ende e paqëndrueshme dhe se duhet të bëhet më shumë punë në mënyrë që kjo të arrihet./Lajmi.net/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...