Mesazhi i ministres Gjonaj: “Jeta e Arielës u pre në mes nga dora gjakatare e një burri”

09:29 | 22 Janar 2018
Arbresh.info

Në lidhje me vrasjen e ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, aty ku Aldison Belulaj vrau 23 vjeçaren Ariela Murati për shkak të një dashurie të mohuar, reagon edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ajo shkruan se kjo është një tjetër viktimë e dhunës në shoqërinë shqiptare.

Gjonaj bën thirrje të bëhemi të gjithë bashkë në mbrojtje dhe përkrahje të çdo gruaje në situatë dhunë.

“Tragjike! Jeta e një vajze u pre në mes nga dora gjakatare e një burri! Ariela Murati, studentja e Fakultetit të Drejtësisë, një tjetër viktimë e dhunës në shoqërinë shqiptare. Të gjithë bashkë, të mbrojmë dhe përkrahim çdo grua në situatë dhune #NdalKrimit #PërqafoJetën”, thuhet në reagimin e Gjonajt në Twitter./Gazeta Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme