Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do te mbajë sot mbledhjen me kryetarët e grupeve parlamentare në te cilën do të shqyrtojë disa projektligje si dhe do të bëj përgatitjet për seancë të re.
Fillimisht kryesia do te diskutoj pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 14 dhjetor 2017, me pas do te votoj raportin e Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016.
Kryesia do te shqyrtoj raportin vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016, pastaj kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2018.
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës dhe Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesa do te jene pika të tjera të rendit te dites se kryesisë.
Si pikë tjetër e rendit të ditës së kësaj mbledhjes të kryesisë është edhe Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike,
Po ashtu kryesia do të shqyrtoj Propozim-rezolutës për miratimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm – Agjenda 2030 për Kosovën, shqyrtimi i parë i Projekt Kodit të Drejtësisë për të Mitur, shqyrtimi i parë i Projektligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike, shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, eti.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...