Google ADS

Me 98.82% të votave të fituara, Kurti kryetar i VV-së

00:30 | 22 Janar 2018
Trina Galanxhi

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e brendshme 2018, për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm konstaton se në këtë proces votimi për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje janë shënuar rekorde në pjesëmarrjen e anëtarëve në zgjedhje në shumicën e Qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë si dhe në Qendrat në mërgatë, qoftë sa i përket numrit të votave qoftë në përqindjen e pjesëmarrjes.

Në vijim, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm shpall rezultatet paraprake të votimit për kandidatin për kryetar, Albin Kurti:

PËR: 98.82%

KUNDËR: 0.61%

ABSTENIM: 0.57%

TË PAVLEFSHME: 0.26%

Ndërkohë është nënkryetarja e kësaj partie Fatmire Kollçaku, e cila ka uruar e para Albin Kurtin për postin e kryetarit.

“Na priftë e mbara me kryetar Albin Kurtin!”, shkruan Kollçaku në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme