Spanja kërkon arrestimin e ish-liderit katalanas nëse ai udhëton për në Danimarkë

23:30 | 21 Janar 2018
Trina Galanxhi

Shërbimi i prokurorisë së shtetit spanjoll ka deklaruar se do të kërkojë arrestimin e ish presidentit katalanas Carles Puigdemont, nëse ai udhëton nga Belgjika drejt Danimarkës.

Puigdemont iku në Bruksel gjatë muajit tetor, pasi qeveria e tij rajonale shpalli pavarësinë nga Spanja më 27 tetor 2017, pas mbajtjes së një referendumi që u konsiderua i paligjshëm nga autoritetet spanjolle, transmeton portali arbresh.info

Gjykata e Lartë në Spanjë lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar kundër tij, por e tërhoqi atë gjatë dhjetorit, në mënyrë që të shmangte rrezikun e dhënies së azilit nga autoritetet belge.

Universiteti i Kopenhagës tha të premten se Puigdemont do të marrë pjesë në një ceremoni në departamentin e shkencave politike.

“Katalonia në udhëkryq për demokraci? Debat me Carles Puigdemont”, ishte shpallja e vendosur që mund të vendosë në rrezik ish liderin e Katalonjës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme