Cristiano Ronaldo iu kthye golave me Real Madridin në La Liga, ai arriti të shënojë dy në fitoren 7-1 ndaj Derpotivo la Corunias.
Por, portugezi nuk arriti të luajë deri në fund pasi pak minuta para përfundimit në tentim për të shënuar golin e dytë, u godit nga lojtari kundërshtarë në fytyrë.
Me këtë rast Ronaldo u gjakos në fytyrë dhe u detyrua të mjekohet jashtë fushës.
CR7 ka qenë cak i kritikave nga tifozët këtë sezon për shkak të formës së dobët dhe pas ndeshjes me Deportivos ka reguar edhe motra e portugezit, Katia Aveiro.
“Shumë persona në këtë botë flasin për një ‘lamtumirë’ dhe dëshirojnë të shikojnë të shtrirë në tokë, por ajo që iu bënë juve një kampionë dhe fitues është numri i goditjeve që merr në stomak dhe përkundër kësaj t’i vazhdon të qëndrosh”, ka shkruar Katia, përcjell Telegrafi.
Real Madridi tashmë duket se e ka të humbur titullin në La Liga, por Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve mbesin një mundësi.
Ronaldo këtë sezon ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar tre asistime.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua