Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence ka thënë se ai dhe mbreti Abdullah II i Jordanisë “nuk janë pajtuar” mbi vendimin e administratës së Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.
Mike Pence u takua me monarkun në kryqytetin jordanez të Ammanit, si pjesë e turneut të tij në Lindjen e Mesme, transmeton portali arbresh.info
Gjatë një konference për shtyp, Abdullah i tha Pence se ai “ka këruar nga Uashingtoni që të ndërtojë besim”, por shtoi se Jordania e sheh konfliktin izraelito-palestinez si një “burim potencial të paqëndrueshmërisë” në rajon.
Pence tha se donte të ruante rolin e Jordanit si kujdestare të vendeve të shenjta të Jerusalemit dhe ripohoi se angazhimi i Uashingtonit është zgjidhja me dy shtete.
“Ne nuk kemi asnjë pozicion për kufijtë apo statusin përfundimtar. Ato janë subjekt i negociatave”, tha Pence.
Monarku jordanez ka insistuar që Jerusalemi lindor të njihet si kryeqytet i Palestinës.
Pence ka filluar udhëtimin e tij në Lindje të Mesme, duke takuar të parin Presidentin egjiptian, Abdel Fattah El-Sisi. Pas takimit me mbretin jordanez, ai pritet të takojë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu./arbresh.info/
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë