Ushtria turke ka filluar një operacio ajror dhe tokësor kundër milicisë kurde Mbrojtjes Popullore të Kurdëve (YPG), të cilën Ankaraja e konsideron si “terroriste”.
Operacioni i fundit i ndërkufitar i Turqisë, kundër grupit ekstremist të Shtetit Islamik dhe milicisë kurde, ndodhi mes gushtit të vitit 2016 dhe marsit të vitit 2017.
Operacioni i nisur bashkë me rebelët sirianë, u përshëndet edhe nga zyrtarët e Turqisë për përfundimin e saj me sukses.
Ankaraja e sheh YPG dhe partinë politike të Partisë Bashkimi Demokratik (PYD) si degë të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) e cila ka bërë një kryengritje brenda Turqisë që nga 1984.
Ata janë në listë të zezë dhe quhet grupe terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja.
Por pse Ankaraja e ka filluar këtë ofensivë dhe cilat janë rreziqet për Turqinë?
Arsyet
Një zyrtar turk, i cili nuk donte të emërohej, tha se ofensiva “”synon të çlirojë zonën duke eleminuar administratën e lidhur me PKK-YPG” në rajonin e Afrin.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se në objektiv është kthimi i Afrin në “duart e pronarëve të ligjshëm”, ndërsa kryeministri Binali Yildirim tha se ofensiva kishte për qëllim të zëvendësonte terrorin me paqen në rajon.
Sipas Max Hoffman, drejtor dhe ekspert për Turqinë në Qendrën për Progresin Amerikan, tha se “Turqia është thellësisht e pakënaqëur me balancën ekzistuese të pushtetit në Sirinë veriore, kur kurdët kanë në dorë udheheqjen”.
“Ankaraja ka frikë, në mënyrë efektive, se një shtet i majtë kurdë thellësisht armiqësor ndaj Turqisë do të formalizohet në kufirin jugor”, tha ai.
Milicia kurde ka qenë një aleat kyç i SHBA-ve në luftën kundër Shtetit Islamik, me Uashingtonin që siguronte mbulim nga ajri dhe armatim për YPG gjatë luftës në vitin e kaluar.
Analisti ushtarak Abdullah Agar tha se mbështetja e SHBA-ve ishte “thelluar” duke shkaktuar kështu shqetësim për Turqinë.
Rreziqet
Zyrtari turk tha se Turqia do të mësonte nga operacioni i saj 2016-17 në Siri.
“Në përpjekjet tona për të rivendosur paqen dhe stabilitetin në Afrin, ne do të nxjerrim përvojat tona në Jarabul, Azaz dhe Al-Bab”, tha ai , duke iu referuar rajoneve të marra në Siri nga duart e Shtetit Islamk, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, ai nuk ka mohuar se kurdët do të shprehin një rezistencë të fuqishme ndaj ushtrisë turke.
“Nëse Turqia vendos të jap resurset e saj të mëdha në këtë betejë, dhe Rusia bashke me Presidentin Bashar al-Assad të qëndrojnë anash, balanca e pushtetit nuk duhet aspak e favorshme për kurdët”, tha Agar, duke shtuar se përpos mijëra luftëtarëve, në rajon jetojnë edhe 250 mijë civilë.
Ai shtoi se YPG ka të ngjarë të bëjë çmos për të krijuar “presion diplomatik” për t’i dhënë fund sulmeve të Turqisë.
Pasojat
Analistët thonë se një faktor kritik do të jetë nëse ofensiva do të ketë efekt në procesin e paqes në Siri, që është mbështetur nga Turqia dhe Rusia.
Ndërsa Moska ka një prani ushtarake në zonë dhe një marrëdhënie të përzemërt me YPG, Hoffman sugjeroi se ofensiva mund t’i rriste ato lidhje.
Hoffman ka theksuar se nëse kjo ofensivë “shkon mirë” perspektiva e Erdoganit është që të vazhdojë tutje në Manjib dhe Kobane, gjë që mund të shkatërronte plotësisht lidhjet e tyre me SHBA-të./AFP/Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...