Gjermania ka bërë një hap pranë formimit të një qeverie të re, pasi Partia Socialdemokrate (SPD) e qendrës së majtë ka dhënë miratimin për një “koalicion të madh” të udhëhequr nga Angela Merkel.
Në një kongres të posaçëm të SPD-së në Bon i cili përshëndeti një fjalim të udhëheqësit të partisë, Martin Schulz, ka theksuar se 56% e delegatëve të partisë votuan në favor të kalimit në fazën e dytë dhe përfundimtare të bisedime të koalicionit me Bashkimin Kristian Demokratik të qendrës së djathtë Merkel (CDU), shkruan “The Guardian”, transmeton portali arbresh.info
Drita jeshile ofron një lehtësim të madh për liderët e dy partive të mëdha në Gjermani, por edhe për krerët europianë, të cilën janë “sy e vesh” nga Gjermania.
Pas përpjekjeve për të formuar një koalicion joortodoks “Xhamajka” midis CDU, Demokratët e Lirë Demokratë për Biznesin dhe partia e Gjelbër, që u shemb në nëntor, mos formimi i nje koalicioni do të sillte zgjedhje dhe telashe të reja për Merkel./arbresh.info/
Ekskluzive: Shumë oferta për Lindon Emërllahun, spikasin klu...
Gresa habit me deklaratat për Atillën: Ka ardhë për Rezin, t...
Gresa dhe Sara përmendin emrin që rrezikohet nga zarfi i zi
Shpjegimi i prerë me katër fjalë i Deschamps për mungesën e ...
Gjermani, arrestohet amerikani që spiunonte për llogari të K...
Gjermania e arreston një amerikan nën akuza për spiunazh