Situata e përgjithshme e sigurisë me theks në veri , pas vrasjes së liderit të iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanoviq, vlerësohet e qetë dhe stabile.
Njohës të sigurisë nuk presin përkeqësim të situatës pasi këtë vrasje e konsiderojnë të izoluar.
Arianit Koci, ka përmendur kryetarin e social demokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, që thotë se prej vrasjes së Ivanoviqit, ka përfituar Rusia.
“Pra interesi i Rusisë është destabilizimi i Ballkanit”, ka thënë ai për RTV21.
Policia e Kosovës, ka thënë se janë të mobilizuar që situata të jetë nën kontroll në Veri të Mitrovicës.
“Situata e sigurisë në gjithë territorin e Kosovës vlerësohet të jetë e qetë dhe stabile, por në raste të caktuara e përcjellë me disa raste apo incidente të ndryshme, por të menaxhuara nga Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera relevante”, thuhet në një përgjigje të PK-së.
Edhe njohësit e sigurisë nuk presin që situata të përkeqësohet, ndërsa vrasjen e Ivanoviqit e konsiderojnë rast të izoluar.
“Vrasja e Ivanoviqit ka të bëjë me çështjet politike, me dialogun, me implikimet e mundshme të shërbimeve sekrete serbe e sidomos atij rus, të cilët janë të interesuar që gjendjen që gjendjen e sigurisë në Kosovë ta paraqesin si të brishtë dhe kinse institucionet e sigurisë së Kosovës nuk janë në gjendje të ruajnë jetën e qytetarëve”, tha profesori Avni Islami.
Koci dhe Islami, thonë se iu vjen keq që institucionet e Kosovës nuk kanë kontroll të plotë në Veri, por u vjen mirë që dora e tyre u pa në hetimin e vrasjes së Ivanoviqit.
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...