Real Madridi ka shkatërruar Deportivo La Coruna në ndeshjen që u zhvillua në Santiago Bernabeu, duke fituar me rezultat të thellë 7 me 1.
Në këtë fitore pa dyshim se më meritori ishte lojtari më i mirë në botë, portugezi Cristiano Ronaldo.
Ronaldo shënoi dy gola dhe dhuroi një asistim për siguruar tre pikët e plota.
Por, gjatë realizimit të golit të gjashtë portugezi pësoi një lëndim në kokë.
32 vjeçari shënoi me kokë dhe në fund mori një lëndim në fytyrë sepse lojtari kundërshtar ngriti këmbën më shumë sa që duhet dhe e goditi sulmuesin e Los Blancos në fytyrë.
Ronaldo nuk u kthye në fushë dhe nuk u zëvendësua nga askush pasi Zinedine Zidane kishte shpenzuar zëvendësimet e lejuara për një ndeshje. /arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën