Partitë politike shqiptare janë kundër rikualifikimit të mundshëm të rastit të Almir Aliut, nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë fatale”.
Partitë shqiptare reagojnë duke thënë se një ndryshim i tillë do ta kishte reflektuar gjendjen e keqe të gjyqësisë në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kjo tentativë është e papranueshme dhe apelojmë deri te Prokuroria që të heq dorë nga ky tentim i padrejtë dhe gjykatësit të mos pranojnë një nismë të tillë skandaloze”, thonë nga BDI.
“Kjo është dëshmi se në lidhje me Shqiptarët nuk planifikojnë të reformohen as Qeveria, as sistemi gjyqësor. Vazhdohet me paradigmën e ndërtuar gjatë gjithë këtyre viteve. Lusim kryeministrin Zaev të lejojë funksionimine lirë të institucioneve gjyqësore”, thuhet në kumtesën e Aleancës për Shqiptarët.
“Thjesht nuk duam të besojmë se dikush do të ketë guximin të rikualifikojë rastin monstruoz të vrasjes së Almirit të vogël. Në rast të ndryshimit për të zvogëluar dënimin e vrasësit, kjo do të ishte një goditje e madhe për gjyqësinë dhe kthim prapa nga reformat e pritura në sistemin gjyqësor”, thonë nga Lëvizja Besa.
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...