Google ADS

Australian Open, Nadal kalon në çerekfinale

13:59 | 21 Janar 2018
Arbresh.info

Rafael Nadal ia doli të mbërrijë i pari në raundin çerekfinal të Australian Open, Grand Slam-it që ka fituar në vitin 2009, por që shpreson se do t’i dhurojë kënaqësi sërish në tokën e kangurëve, në një prej turneve më të lakmuar.

Tenisti spanjoll e humbi rrugës setin e parë në përballjen me Diego Schwarzman, por sidoqoftë e korrigjoi shënjestrën duke mundur rivalin argjentinas në “Rod Laver Arena”.

Tenisti nga Majorka u impenjua për 3 orë e 51 minuta për të arritur në çerekfinale, aty ku të martën do të ketë përballë kroatin Marin Çiliç. Ky i fundit prevaloi në 4 sete ndaj spanjollit Pablo-Carreno Busta, duke shenjuar edhe fitoren e 100 personale në një Grand Slam.

Në kategorinë e femrave, çerekfinalja e parë do të luhet mes Carla-Suarez Navarro dhe Carolina Wozniacki. Kjo e fundit e kishte thuajse një shëtitje përballjen me sllovaken Rybarikova, të cilën e mbylli në vetëm 1 orë lojë. Danezja përfitoi nga gabimet e kundërshtares për të avancuar më tej drejt trofeut të lakmuar.

 Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme