Google ADS

Në karrigen e Rugovës, nuk ulet më askush

12:35 | 21 Janar 2018
Arbresh.info

Presidenti Ibrahim Rugova priste dhe përcjellte shumë vizitorë në rezidencën e tij, i ulur në karrigen e njëjtë. Ajo nuk përdoret më nga askush, madje as nga familjarët.

Çdo pjesë e zyrës së Rugovës mbetet akoma e paprekur si ishte më 21 janar të vitit 2006 kur ndërroi jetë Rugova, transmeton gazetametro.net.

Kështu raportonte Klan Kosova dy vjet më parë, e po njëjtë mbetet edhe sot gjendja në rezidencën e Rugovës. Fotografitë e kolegëve të vrarë e vendeve të ndryshme të Kosovës, e sidomos gurtë e çmuar që i preferonte t’I dhuronte, janë në vendin e njëjtë.

Familjarët tregojnë se si i ruajnë gjërat e presidentit, dhe tregojnë po ashtu për rëndësinë që kanë këto ambiente pasi, siç thonë ata, këtu nisen diskutimet për statusin e Kosovës, të cilat i sollën më pas pavarësinë shtetit që po udhëhiqte Rugova.
Ndryshe, Rugova vdiq më 21 janar të vitit 2006 pasi humbi luftën kundër kancerit në mushkëri.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme