Google ADS

Kurti i fton të gjithë të votojnë në këtë ditë të bardhë

11:41 | 21 Janar 2018
Arbresh.info

Kandidati për kryetarë të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti para disa minutave ka votuar në shkollën fillorë ‘Naim Frashëri’, në Prishtinë për zgjedhjet e brendshme të kësaj partie, raporton arbresh.info

Pas votimit ai ka thënë se kryetari zgjidhet në mënyrën një anëtar një votë.

“ Zgjedhjet e brendshme të kësaj partie janë në njërën anë janë obligim i yni statusor dhe në anën tjetër paraqesin demokraci të thellë për shkak se në Vetëvendosje, kryetari zgjidhet në mënyrën një anëtar një votë”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu i fton të gjithë anëtarët e Lëvizjes që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.

“Unë shfrytëzova të drejtën e përdora mundësin që të votoj dhe i ftoj të gjithë anëtarët e Lëvizjes sonë , që në këtë ditë të bardhë të zgjedhin lirshëm dhë të përcaktojnë në mënyrë demokratike”, u shpreh ai , raporton arbresh.info.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje është një subjekt më politik dhe me social.

“Lëvizja Vetëvedosje është jo vetëm subjekti më politik më social më patriotik por është njëkohesisht subjekti më demokratik në Republikën e Kosovës”, tha Kurti.

I pyetur sa ai ftoni të gjithë të larguarit nga organet e partisë të votojnë, ai u përgjigj se është e drejtë e secilit anëtar të votoj.

“Është e drejtë e secilit anëtar që të votoj dhe kjo e drejtë është mirë që të shfrytëzohet nga të gjithë”, u përgjigj Kurti ./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme