Operacioni “Dega e Ullirit”, hyn në Siri autokolona ushtarake e forcave turke

10:39 | 21 Janar 2018
Arbresh.info

Në kuadër të operacionit dega e Ullirit, në Kilis më herët mbëritën një numër i madh i automjeteve të blinduara ushtarake si dhe kamionë të cilat po bartnin me vete obusë
 Përmes kalimit kufitar Oncupinar në qytetin Kilis të Turqisë, një autokolonë ushtarake e Forcave të Armatosura Turke është futur në territorin e Sirisë me objektiv që të hyjë në qytetin Azazit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, në Kilis gjatë orëve të vona në mbrëmje mbërritën një numër i madh i automjeteve të blinduara ushtarake si dhe kamionë të cilat po bartnin me vete obusë.

Nga ana tjetër, pjesëtarët e organizatës terroriste PYD/PKK në Afrin, kanë hapur zjarr në drejtim të qyteteve Kilis, Islahiye dhe Hatay në Turqi. Forcat turke të shpërndara në kufirin me Sirinë i janë kundërpërgjigjur zjarrit.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke thekson se operacioni realizohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, në kuadër të vendimeve të veçanta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në çështjen e luftës kundër terrorizmit dhe në kuadër të të drejtës për vetëmbrojtje, bazuar në nenin 51 në marrëveshjen e OKB-së, duke respektuar sovranitetin territorial të Sirisë./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme