Nëse nuk keni kaluar natën në një koncert apo diskotekë dhe veshët tuaj po ju gumëzhijnë, tingëllojnë ose pulsojnë, kjo mund të jetë një shenjë e një problemi më serioz.
“Dikush po mendon për ty” mund të të thotë një mik apo mikeshë kur u thoni atyre se veshët tuaj po ju kumbojnë. Apo edhe më keq “Dikush po flet keq për ty!.
Ndërkohë që miqtë tuaj po mundohen t’ua heqin nga mendja, në fakt ajo zhurmë e pandërprerë, e cila prek më shumë se 50 milionë njerëz vetëm në Amerikë, mund të jetë simptomë e një gjendjeje shëndetësore të fshehur.
Ky shqetësim i quajtur tringëllimë, e cila në gjuhën latine do të thotë “kumbim”, kjo gjendje përfshin një zhurmë të vazhdueshme, zhuritje, fërshëllimë, gumëzhitje, zhurmë, tinguj ose melodi nga një ose të dy veshët – si një mesazh nga brenda kokës që përpiqet të dëgjohet.
Disa njerëz e përjetojnë atë vetëm herë pas here, ndërsa të tjerët e kanë pothuajse gjithë kohën.
Në raste të rralla, disa njerëz tregojnë se ju duket se dëgjojnë muzikë si rezultat i gjendjes në të cilën ndodhen.
Fondacioni i Shëndetit të Veshëve e përshkruan kumbimin në vesh si “përvoja e ndërgjegjshme e zërit që fillon në kokën e një personi”. Është dëgjim i zërit por pa një burim akustik të jashtëm.
Përmbledhtas, është tringëllimë spontane, që zgjat disa sekonda deri në minuta, është një ndjesi gati universale.”
Tinitus mund të jetë akut (i përkohshëm) ose kronik (i vazhdueshëm). Tringëllima e përkohshme është e zakonshme pas një koncerti ose plasjes së fishekzjarreve, pasi zhurma e tepruar mund të dëmtojë veshin, duke rezultuar në kumbim.
Tringëllima në vesh zakonisht largohet vetë brenda pak minutash. Nga ana tjetër, tringëllima kronike ndodh rregullisht dhe zgjat më gjatë në kohë.
Ndërkohë që mund të ndodhë për asnjë arsye të dukshme, disa prej fajtorëve më të mëdhenj për kumbimet, sipas audiologut në NYC Andrew Resnick, janë humbje të dëgjimit si rezultat i plakjes, dëmtimi i veshit nga ekspozimi i përsëritur në zhurmë të lartë, bllokimi nga dylli ose bllokime të tjera në kanalin e veshit dhe përdorimi i barnave të caktuara.
“Në të shumtën e rasteve, kumbimi në veshë nuk tregon diçka shumë shqetësuese,” – thotë Resnick. “Me shumë shqetësim është fillimi i menjëhershëm i kumbimeve në vetëm njërin nga veshët, veçanërisht nëse shoqërohet me një rënie të papritur të dëgjimit, marramendja ose edhe me pulsim të veshëve”.
Për shkak se humbja e dëgjimit shpesh vjen me kumbime në veshë, Dr. Resnick rekomandon që një audiolog të kontrollojë dëgjimin tuaj. Kjo do të përjashtojë çdo shkak mjekësor për gjendjen në të cilën ndodheni.
“Nuk është e pazakontë që tringëllima në veshë të jetë e parrezikshme dhe nga shkaqe të panjohura, por ende kumbimet janë të vazhdueshme”, thotë Resnick.
“Kumbimi i vazhdueshëm shpesh shoqëron humbjen e dëgjimit dhe shumë njerëz gjejnë lehtësim të madh nga kumbimi i veshëve kur përdorin aparate dëgjimi.”
Ndërsa kumbimi i veshëve është i zakonshëm, sidomos në mesin e atyre që kanë punuar në biznesin e muzikës, si klubet e muzikës, më rrallë ajo mund të lidhet edhe me një gjëndër tiroide tepër aktive, ose anemi dhe mund të ndodhë po ashtu edhe pas një dëmtimi në kokë.
Për më tepër, duke përjetuar tringëllimë në vetëm njërin nga veshët, mund të jetë, në raste të rralla, një shenjë e tumorit që ndikon nervin ndërmjet veshit dhe trurit.
Mos nguroni të vizitoheni tek mjeku nëse shqetësimi është i vazhdueshëm.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...