Rreth 50 mijë persona kanë marrë pjesë gjatë natës së sontme në protestën anti-korrupsion në Bukuresht, në Rumani.
Mijëra qytetarë kanë marshuar edhe në qytetet tjera si Timishoarën, Konstancën, Baçaun, Sibiun dhe Iasin, transmeton portali arbresh.info
Qytetarët kanë shprehur zemërimin e tyre me qeverinë, të cilët theksojnë se “lëvizjet e qeverisë do të vendosin sistemin e drejtësisë pjesërisht nën kontrollin politik”.
Sorin Bobis, njëri nga pjesëmarrësit në protestë, ka thënë për “euronews” se ka ecur rreth 450km për të arritur në Bukuresht, me qëllim që t’i bashkohet protestes.
“Përmes gjestit tonë, ne do të donim t’i mobilizonin rumenët për të dalë në rrugë dhe për të kërkuar të drejtat e tyre”, tha ai.
Udhëtimi i tij zgjati plot 11 ditë./arbresh.info/