Google ADS

Podujevë, pas 11 vitesh hasmërie, pajtohen dy familje

23:41 | 20 Janar 2018
Arbresh.info

Janë pajtuar dy familje në Podujevë, të cilat ishin në hasmëri që 11 vjet.

Familja e Ukshin Tahirit dhe ajo e Abaz Tahirit ia kanë shtrirë dorën njëra-tjetrës, duke i dhënë fund kësaj hasmërie.

Familjet Tahiri nga fshati Zhiti e Podujevës, i kanë dhënë fund sot hasmërisë disavjeçare, duke ia shtrirë dorën njëra-tjetrës.

11 vjet më parë, familja e Ukshin Tahirit ia kishte vrarë kushëririt Abazit, djalin 11-vjeçar dhe djalin e axhës.

Familjet e pajtuara para kësaj vrasjeje kishin pasur edhe 4 plagosje.

Të gjitha këto morën fund në një ceremoni të organizuar nga Këshilli i Pajtimit i Podujevës, Kryetari i Këshillit, Bajram Blaku, tha me këtë rast se gjakmarrjes duhet t’i jepet fund dhe kjo ditë është shumë e madhe për familjet Tahiri.

Këshilli i Pajtimit në Podujevë u kanë bërë thirrje të gjitha familjeve që kanë hasmëri në Podujevë të paraqiten në këshill në mënyrë që t’u japin fund hasmërive.

https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/10155753118373859/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme