Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Rex Tillerson ka biseduar me diplomatet e Turqisë dhe Rusisë rreth operacioneve ushtarake të Turqisë kundër kurdëve në Afrin.
Departamenti amerikan i Shtetit ka deklaruar se Tillerson ka biseduar me telefon me Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe Ministrin e Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu, transmeton portali arbresh.info
Ende nuk janë dhënë detaje më të hollësishme, por është thënë se SHBA-të kanë kundërshtuar përshkallëzimin e situatës.
Thirrjet për qetësi vijnë në kohën kur SHBA-të po përballen me tensione të larta me aleatin e NATO-s, Turqinë mbi planet e SHBA-ve për të mbështetur një force sigurise kryesisht kurde në Siri, që për qëllim ka parandalimin e forcimit të Shtetit Islamik. /arbresh.info/
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat