Google ADS

Barça rezervon fanellën me numër 7 për yllin Antoine Griezmann

22:41 | 20 Janar 2018
Arbresh Info

Lojtari i transferuar për një tarifë rekorde nga Barcelona, Philippe Coutinho nuk do ta bartë fanellën me numër 7 pasi gjiganti në La Liga është duke e ruajtur atë për superyllin Antoine Griezmann.

Në vend të saj, yllit brazilian do t’i dhurohet fanella me numër 14 që aktualisht është e okupuar nga Javier Mascherano, i cili pritet të largohet nga klubi javën e ardhshme që t’i bashkohet Hebei Fortunes së Kinës, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në një raport nga ‘Mundo Deportivo’, Barcelona ka rezervuar fanellën me numër 7, e cila është lënë e lirë pas largimit të Arda Turanit, për Griezmannin në përpjekje për të joshur atë që t’i bashkohet në Camp Nou gjatë verës.

Ballina e gazetës spanjolle ‘Mundo Deportivo’

Reprezentuesi francez ka veshur fanellën me të njëjtin numër te Real Sociedadi nga viti 2010 deri në vitin 2014 dhe të njëjtën është duke e bartur edhe te Atletico Madridi.

Barcelona ka qenë duke kërkuar transferimin e 26-vjeçarit që nga viti i kaluar dhe tani raportohet se është duke u përpjekur edhe më fort për të siguruar nënshkrimin me të./arbresh.info/

Të ngjashme