Paraqitja e Adelina Ismailit në serialin “O Sa Mirë” u prit me entuziazëm nga fansat e shumtë. Mirëpo, prezenca e saj në episodin e 122-të të komedisë televizive, nuk ka qenë e vetmja.
Këngëtarja, e cila e ka provuar veten edhe si aktore, do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij serialit.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, producenti i serialit “O Sa Mirë”, Fisnik Vejsa.
Ai ka bërë të ditur se tashmë është arritur marrëveshja që Adelina të vazhdojë të jetë pjesë e serialit.
Më tej, producenti ka theksuar se 38-vjeçarja do ta luajë rolin e drejtoreshës së kolegjit të famshëm.
“Po kemi arritur marrëveshje me Adelinën. Ajo do të luajë në serial pas episodit që u shfaq javë më parë. Ajo do të luajë rolin e drejtoreshës së kolegjit”, tha Vejsa për Telegrafin.
Adelina ka kohë që është tërhequr nga të qenit këngëtare aktive, ndërsa së fundi kishte deklaruar se ajo do t’i kthehej publikut, por si aktore.
Dhe ishte pikërisht roli i saj në serialin “O Sa Mirë” që e paraqiti para publikut si aktore. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1851&v=Mk4BdOWO7J8
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...