Google ADS

Damasku mohon të jetë informuar nga Ankaraja për sulmet në Afrin

21:51 | 20 Janar 2018
Trina Galanxhi

Damasku ka mohuar se Ankaraja e ka informuar atë për ofensiven ushtarake turke në zonën veriore të Sirisë, në Afrin që kontrollohet nga militantët kurdë.

Siria ka theksuar se sulmi “agresiv” është kryer në territorin e saj, transmeton portali arbresh.info

“Shteti sirian dënon ashpër agresionin brutal të Turqisë kundër qytetit Afrin, i cili është pjesë e patjetërsueshme e territorit sirian”, shkruan agjencia e lajmeve Sana.

Ministri i Jashtëm turk Mouloud Zhaoshoglu tha se Ankaraja e kishte “njoftuar Damaskun rreth ofensives”.

Ushtria turke, në bashkëpunim me luftëtarët e opozitës siriane, nisi një operacion ushtarak në Afrin të quajtur “dega e ullirit”, që ka për qëllim dëbimin e militantëve kurdë që Ankaraja i konsideron si kërcenim./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme