Google ADS

Zjarr në një hotel në Pragë, 2 të vdekur, dhjetëra të plagosur

20:36 | 20 Janar 2018
Trina Galanxhi

Të paktën dy njerëz kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur si pasojë e thithjes së tymit, pasi zjarri kaploi një hotel në Pragë.

Dhjetarë zjarrëfikës kanë nxituar për në hotelin me katër yje “Eurostars David”, në qendër të kryeqytetit të Çekisë, transmeton portali arbresh.info

Mjeku i ekipit të emergjencës ka bërë të ditur se dy persona kishin humbur jetën para se ekipa të arrinte në vend.

Ai ka theksuar se numri i viktimave mund të rritet.

Në mesin e të plagosurve janë edhe dy zjarrfikës.

Shkaqet e zjarrit janë ende të panjohura, përderisa autoritetet janë duke hetuar rastin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme