Sot në Konçul, i është dhënë lamtumira e fundit veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliut, i cili u varros sot në varrezat e fshatit.
Në vendlindjen e kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit dhe të kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, në fshatin Konçul, për t’i dhënë lamtumiren e fundit Musliut, ishin mbledhur udhëheqës të Luginës së Preshevës, ish luftëtarë të UÇPMB-së, qytetarë të shumtë të Luginës, kurse nga Kosova ishte vetëm kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Për ta nderuar veprimtarinë e Musliut, sot në Gjilan janë bërë homazhe dhe është mbajtur një akademi komemorative.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë arkivolit të veprimtarit Jonuz Musliu, për të cilin ka thënë se ishte një atdhetar që jeta e tij kishe veç një kuptim, siç është përpjekja për të drejtën e popullit të tij.
Kurse kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri tha se Jonuz Musliu aq shumë e ka dashur vendin, atdheun, kombin sa që ia ka kushtuar gjithë jetën e vet, raporton KP.
I ndjeri Musliu ishte kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit dhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
I lindur në vitin 1959, Musliu ishte i burgosur politik, ndërsa ka drejtuar Këshillin Politik të ish Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, një formacion i kryengritësve shqiptarë që luftonin liri në Luginë.
Pas përfundimit të konfliktit, në pranverën e vitit 2001, me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtarë, Musliu themeloi Lëvizjen e Progresit Demokratik dhe u përfshi në jetën politike në Luginën e Preshevës./Telegrafi
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...