Shkodran Mustafi është tejet i kënaqur me fitoren e ndeshjes së pasdites së sotme (e shtunë).
Arsenali siguroi tri pikë të plota në takimin e zhvilluar si nikoqir në Emirates kundër Crystal Palaces në kuadër të xhiros së 24-të në Premierë Ligë duke fituar me rezultat të thellë 4 me 1, shkruan portali arbresh.info.
“Topçinjtë” arritën të realizojnë katër gola brenda 16 minutave lojë dhe ylli shqiptar ka përgëzuar bashkëlojtarët për punën e tyre të mrekullueshme.
“Fitore solide në shtëpi pas një fillimi të rrufeshëm. Punë e mirë, Topçinjtë”, shkruan Mustafi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.
Mustafi shihet duke festuar golin e realizuar nga mbrojtësi Laurent Koscielny së bashku me futbollistin tjetër shqiptar – Granit Xhakën./arbresh.info/
https://twitter.com/MustafiOfficial/status/954769122969219074
70 të vdekur në aksidentet gjatë periudhës Janar-Shtator, 39...
Dy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen disa ...
Arsenal konfirmon largimin e Edu Gaspar nga posti i drejtori...
Rezi-Mevlanit: Ajo më puthi në buzë, por tani është distancu...
Haradinaj për Asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes si...
Rama të enjten në Budapest me ftesë të kryeministrit Orban