Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e partisë në Elbasan u ka bërë thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në protestën e 27 janarit. Ajo tha se protesta nuk është për të sjell Europën në Shqipëri, por ta bëjmë Shqipërinë Europë.
“Ne sot do ju bëjmë thirrje nga Elbasani të gjithë shqiptarëve që më 27 janar të jenë pjesë e protestës së shqiptarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nuk është protestë e opozitës, harrojini bindjet politike më 27 janar, është dita e ndërgjegjësimit të shqiptarëve për t’u zgjuar nga ajo pabarazi që ka pllakosur sot Shqipërinë, jo vetëm në jetën ekonomike e shoqërore, po një pabarazi jetësore në të cilën jetojmë sot”, tha Kryemadhi, shkruan Top Channel.
LSI tha ajo është forcë politike që ka vendosur fatet e Shqipërisë. “Pa përkrahjen, pa vendosmërinë, pa entuziazmin, shpirtin e përkrahjen e njerëzve për të cilat sot jemi një parti parlamentare e fuqishme, një realitet politik, ka qenë një forcë politike që ka vendosur fatet e Shqipërisë dhe forcë stabilizuese, që ka krijuar stabilitet politik, ekonomik dhe në sigurinë kombëtare. Kjo forcë politike sot kërkon po përsëri përkrahjen tuaj për të zgjuar shqiptarët nga gjumi i frikshëm i harresës në të cilën i ka përfshirë”, vijoi ajo./TCH
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...