Pele nuk është dërguar me urgjencë në spital

10:38 | 20 Janar 2018
Arbresh.info

Legjenda e futbollit botëror, braziliani Pele është shtruar me urgjencë në spital.

Kështu raportuan mediat botërore, por të cilat i ka demantuar sot zëdhënësi i ish-futbollistit.

Ai ka mohuar pretendimet se 77-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital pasi u rrëzua në shtëpi në Brazil.

Por, Pele ka anuluar një udhëtim të planifikuar për në Londër gjatë kësaj fundjave, ku do të nderohej për karrierën futbollistike, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, Jose Fornos Rodrigues tha “Ai thjesht nuk donte të bënte një udhëtim të gjatë dhe stresues deri në Londër, duke ndërruar disa aeroplanë dhe aeroporte”.

Ky vendimi erdhi vetëm disa ditë pasi që Peles i është rekomanduar të ecë në saje të një karroce ndihmëse, me të cilën së fundi u shfaq në Rio.

Ish sulmuesi kujtojmë se e ka fituar tre herë Kupën e Botës në vitin 1958, 1962 dhe 1970.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme