Hyn Vuçiq në territorin e Kosovës

10:59 | 20 Janar 2018
Arbresh.info

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq me eskortën e tij, ka hyrë në territorin e Kosovës përmes kufirit të Jarinjës para pak çastesh.

Ai pritet të vizitojë manastirin e Bajnskës rreth orës 10:45, prej nga pastaj do të qëndrojë në veri të Mitrovicës.

Poashtu vërehet numër i shtuar i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës gjatë udhëtimit të tij nga Jarinja në drejtim të fshatit Bajnskë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme