Ky shtet pritet ta deklarojë pornografinë rrezik të shëndetit publik

09:57 | 20 Janar 2018
Arbresh.info

Florida mund të shënjojë pornografinë një rrezik për shëndetin publik, kjo pasi që një rezolute i është dhënë miratimi dërrmues nga komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të shtetit.

Sipas rezolutës, hulumtime kanë treguar që ka lidhje mes pornografisë dhe sëmundjeve mendore e fizike, përpos atyre shoqërore e individuale, transmeton portali arbresh.info

Rezoluta u miratua me 18 vota për dhe një kundër në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa Demokrati Dr Cary Pigman i cili ishte mjeku i vetëm në komitet.

Sponzorizuesi i kësaj rezolute Spano, fillimisht donte që pornografia të quhet një krizë shtetërore e shëndetit publik, një status i mbajtur nga epidemia e opiumi në Florida, por kaloi duke u cilësuar materiali për të rritur si “rrezik”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme