Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti, në një prononcim për Telegrafin tha se janë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme dhe të domosdoshme për vizitën e Presidentit serb sot në Kosovë, Aleksander Vuçiq.
Sipas tij, nuk ka asnjë indikacion për destabilizim të situatës.
“Janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe të domosdoshme. Deri më tani është gjithçka në rregull dhe nuk indikacione për destabilizim të situatës”, ka thënë Hoti.
Ndryshe, vizita e Vuçiq në Kosovë, ndodh pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, në veri të Mitrovicës, ku vrasësit dhe motivet e vrasjes ende nuk dihen./Telegrafi/
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...
Modric reflekton për rrugëtimin e tij në Real Madrid, tregon...
Dita e ndeshjes, Kosova luan vetëm për fitore në udhëtim te ...
Rusia kryen sulm masiv në Odesa, teksa mijëra ukrainas mbesi...
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë