Moti për vikend me reshje shiu e bore

07:57 | 20 Janar 2018
Arbresh.info

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në vikend do të mbajë mot i ndryshueshëm, i përcjellur me vranësira të ç’rregullta të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, transmeton arbresh.info.

Sipas këtij instituti vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi deri 10m/s./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme