Trupat e nëntë refugjatëve sirianë që kaluan në Liban janë gjetur të ngrirë në një zonë malore pranë kufirit me Sirinë.
Ushtria libaneze ka deklaruar se trupat janë gjetur në një rrugë kontrabandimi gjatë orëve të hershme, transmeton portali arbresh.info
Vendi ku u gjetën trupat është goditur nga një stuhi dëbore në zonën Masnna ku edhe ndodhet vendi më i madh kufitar me Libanit dhe Sirisë.
“Ushtria ka shpëtuar gjashtë sirianë tjetër të zhvendosur, një prej të cilëve vdiq më vonë në spital nga ngrirja”, thuhet në deklaratën e ushtrisë, duke dërguar kështu numrin e të vdekurve në 10.
Identiteti i refugjatëve sirianë nuk është bërë i ditur, por sipas disa raportimeve besohet se në mesin e viktimave ka pasur edhe fëmijë./arbresh.info/
https://twitter.com/Elizrael/status/954373587699490817?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.aljazeera.com%2Fnews%2F2018%2F01%2Frefugees-frozen-lebanon-syria-border-180119180011632.html
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...