Trupi i femrës fsheh shumë sekrete të cilat edhe vetë femrat nuk i dinë. Nëse keni menduar që gjatë ciklit menstrual humbni një qelizë vezore – e keni gabim.
Gjatë një cikli femra humb një apo dy qeliza vezore në rast që ka ekzistuar mundësia që gjatë shtatzënisë të ketë binjakë. Gabim! Humbin më shumë se 1.000!
Në ovulacion ndodh lirimi i një qelize vezore e cila është pjekur dhe mund të jetë e ngjizur.
Qeliza vezore piqet dhe kur arrin pjekurinë lirohet dhe është e gatshme për ngjizje me spermatozoide.
E vërteta është që shumë më tepër qeliza vezore bëhen gati për rrugëtimin nëpërmjet tubit të Fallopit deri te mitra, mirëpo vetëm një arrin cakun.
15 deri 20 folikula aktivizohen, mirëpo meqenëse nuk arrijnë të piqen ato vdesin në procesin i cili quhet atresi.
Për shkak të procesit të vdekjes së qelizave brenda një muaji femrat humbin edhe plus 1.000 e më shumë qeliza vezore, sepse ky numër dallon varësisht nga personat.
Nëse supozojmë që është kështu, atëherë mund të humben 1.021 qeliza vezore në muaj!
Foshnjat e gjinisë femërore lindin me një numër të caktuar të qelizave vezore të cilat formohen në vezoret e tyre derisa janë në mitër, mirëpo supozohet që krijohen rreth 5 milionë qeliza vezore, transmeton Telegrafi.
Kur hyjnë në pubertet, me fillimin e ciklit menstrual ato humbin një numër të caktuar të qelizave vezore.
Edhe pse dallime ekzistojnë varësisht nga femrat, rreth 95 për qind e tyre ka më pak se 12 për qind të numrit të përgjithshëm të qelizave vezore në moshën 30 vjeç.
Deri në moshën 40 vjeç ai numër zvogëlohet në 3 për qind, mirëpo vetëm në 1 prej 40 deri 50 vjeç.
Gjatë ovulacionit ndodh lërimi i një qelize vezore të gatshme për ngjizje, ndërkaq ovulacionin e ndiejnë një numër i vogël femrash, sepse te shumica e tyre kalon pa probleme.
Lajm i mirë për femrat është që metoda e ngrirjes së qelizave vezore është shumë e përhapur.
Duke pasur parasysh që pjelloria i femrave fillon të bjerë kur i mbushin 25 vjeç, kjo metodë është mënyra e sigurt që t’i ruani qelizat tuaja vezore për më vonë kur të dëshironi të keni trashëgimtar.
Moti nesër: Diell dhe vranësira, temperaturat lëvizin nga -5...
Çaji që duhet të konsumoni për uljen e tensionit të lartë
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
SHBA ekspozojnë planin iranian për vrasjen e Donald Trump-it
Presidenti palestinez bisedë telefonike me Trump
Simptomat e demencës përkeqësohen ndjeshëm në këtë pjesë të ...