Koordinatori kombëtar i Republikës së Maqedonisë për NATO, Stevo Pendarovski në emisionin “360 gradë” në lidhje me negociatat e reja që kryhen mes përfaqësuesve të Maqedonisë dhe Greqisë me ndërmjetësin e OKB-së, Matthew Nimetz tha se edhe krahas mjedisit pozitiv të krijuar nga të dyja palët, nuk duhet të konsiderohet se procesi është në hapin e fundit, duke shtuar se duhet të pritet vazhdimi i negociatave për zgjidhjen e çështjes së emrit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Ajo është deklaratë e një ushtari partiak, nga një person që është i vendosur në atë pozitë nga Qeveria e kaluar dhe është një veprim që nuk ka ndodhur më parë. Ajo është pengesë e drejtpërdrejtë e vullnetit të mirë të shprehur nga kryeministri Zaev”, tha Pendarovski në lidhje me deklaratën e përshpejtuar të negociatorit Vasko Naumovski menjëherë pas takimit në New York me ndërmjetësin Nimetz.
Pendarovski tha se deklarata të tilla janë pengesë për pozitën zyrtare të Maqedonisë dhe si të tilla e pengojnë krijimin e qëndrimit të përbashkët shtetëror në të cilin do të ishin përfshirë edhe partitë opozitare në vend.
“Ajo është deklaratë e një ushtari partiak, nga një person që është i vendosur në atë pozitë nga Qeveria e kaluar dhe është një veprim që nuk ka ndodhur më parë. Ajo është kundërshtim i drejtpërdrejtë i vullnetit të mirë të shprehur nga kryeministri Zaev”, tha Pendarovski.
Pendarovski tha se deklarata të tilla janë pengesë për pozitën zyrtare të Maqedonisë dhe si të tilla e pengojnë krijimin e qëndrimit të përbashkët shtetëror në të cilin do të ishin përfshirë edhe partitë opozitare në vend.
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve