Bëri sherr me Bashën, Rama i jep detyrën e rëndësishme ish- deputetit të PD-së

23:12 | 19 Janar 2018
Arbresh.info

Në zgjedhjet e 25 qershorit kreu i PD-së, Lulzim Basha la jashtë listave “armatën” e vjetër të partisë.

I pakënaqur nga pozicioni që mori në listën e Beratit, ish- deputeti Lefter Maliqi u tërhoq nga kandidimi, madje doli në fushatë në mbledhje të votave për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

Dhe duket se ky veprim është shpërblyer më së miri nga ana e Ramës për Lefter Maliqin pasi atij i është besuar pozicioni i zv. drejtorit të Burgjeve.

Kujtojmë që Lefter Maliqi, ka qenë deputet i PD-së, në legjislaturën 2009-2013, por në 25 qershor të 2017 u tërhoq nga gara, pasi u rendit i 3-ti në listën e kandidatëve për Qarkun e Beratit.

Pasi Rama e la jashtë listave, drejtimin e burgjeve ia dha ish- deputetit të PS-së, Arben Çuko, ndërsa tashmë ai do të ketë nën varësinë e tij edhe ish- ligjvënësin demokrat Lefter Maliqi..Gazeta Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme