7 arsye pse njerëzit tradhëtojnë

23:04 | 19 Janar 2018
Trina Galanxhi

Çfarë e shtyn dikë të shkelë kurorën?

Sipas një studimi të fundit të botuar në “Journal of Sex Research” ekzistojnë shtatë aryse që sqarojnë se pse njerëzit tradhëtojnë, transmeton portali arbresh.info

Në studim janë pyetur njerëzit se cila ka qenë aryeja që i ka shtyrë ata drejt tradhëtisë.

Ja cilat janë ato:

  1. Kur humb dashuria

Studimi ka gjetur se një ndër aryset kryesore se pse tradhëtojnë njerëzit është kur dashuria zbehet dhe fillon e humb interesi për partnerin që keni në krah.

  1. Duan më shumë partnerë seksuale

Zakonet e marrëdhënieve intime tona shpesh ngjasojnë me ato të kafshëve, pasi shumica e njerëzve tradhëtojnë për shkak se kërkojnë “shumëllojshmëri më të madhe të partnerëve seksualë”.

  1. Angazhim i ulët

Një pjesë e konsiderueshme e njerëzve thonë se tradhëtojnë sepse nuk ndjejnë përkushtim nga partneri i tyre.

  1. Faktorët e jashtëm

Në këtë pjesë hyn fraza, “isha tapë”, “nuk e kisha mendjen aty”, e shumë justifikime tjera. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se alkooli mund të llogaritet si motivues i vetëm.

  1. Për të rritur vetëvlerësimin

Studimi ka gjetur se personat që ndjehen të pasigurtë në një marrëdhënie janë në gjendje të mashtrojnë.

  1. Zemërimi

Mund të tingëllojë e pabesueshme, por zemërimi është një njër arsyet më të mëdha se pse tradhëtojnë njerëzit. 43 përqind e njerëzve tradhëtojnë kur janë të zemëruar me partnerin.

  1. Vetëm për seks

Studimi ka gjetur se një pjesë e madhe e njerëzve mashtrojnë sepse thjesht duan seks. Shumica e atyre që e përzgjodhën seksin si arsye kryesore për tradhëti janë meshkuj, ka gjetur studimi./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme