Nesër bëhen 30 ditë prej se është konstituuar Kuvendi i Komunës së Rahovecit. Por, që nga 22 dhjetori ky Kuvend nuk ka arritur të zgjedh kryesuesin. Në mbledhjen e mbajtur sot, kryesuesi nuk u zgjedh për shkak të mungesës së kuorumit në raundin e dytë të votimit. Kjo, mund ta dërgojë në zgjedhje të parakohshme Kuvendin e Rahovecit.
Kuvendi Komunal i Rahovecit në mbledhjen e mbajtur sot, nuk ka zgjedhur Kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, për shkak të mungesës së kuorumit në raundin e dytë të votimit.
Kjo mund ta dërgojë në zgjedhje të parakohshme Kuvendin e Rahovecit, pasi nesër bëhen 30 ditë që nga konstituimi i tij.
Sipas ligjit për vetëqeverisjen lokale dhe udhëzimit administrativ Nr 2009/01 për procedurën e zgjedhjes dhe përgjegjësitë e kryesuesit të Kuvendit të Komunës, zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Komunës bëhet më së largu 30 ditë pas konstituimit të Kuvendit.
Konstituimi i Kuvendit të Komunës së Rahovecit, është bërë me datë 22 dhjetor 2017, mbledhja e ardhshme e Kuvendit Komunal të Rahovecit u thirr për të hënën, 22 janar, ndonëse nesër (20 janar) bëhen 30 ditë nga betimi i asambleistëve.
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal, në garë për pozitën e kryesuesit të Kuvendit ishin Sali Sallteku nga PDK, Afrim Dina nga AAK dhe Fehmi Cena nga LDK. Pas votimit të fshehët në raundin e parë, nga 10 vota kanë marrë Sali Sallteku PDK dhe Afrim Dina AAK, kurse Fehmi Cena i LDK-së mori 7 vota. Edhe pse ishin të pranishëm në mbledhje, kuvendarët nga LV nuk kanë marrë pjesë në votim.Kur pritej votimi për raundin e dytë, ku në garë ishin dy kandidatët të cilët morën me shumë vota në raundin e parë, Sali Sallteku dhe Afrim Dina, në sallë nuk ishin të pranishëm kuvendarët e PDK-së dhe LDK-së.
Në mungesë të kuorumit, kryesuesi i mbledhjes Rexhep Oruqi, konfirmoi mbylljen e mbledhjes.
Kuvendi i Komunës së Rahovecit, ka 31 anëtarë dhe përbëhet nga tetë subjekte politike. PDK ka 9 anëtarë, AAK 7 anëtarë, LDK 7 anëtarë, LV 4 anëtarë, AKR 1 anëtarë, Nisma 1 anëtar, Iniciativa Qytetare për Drejtësi dhe Unitet 1 anëtar dhe Lista Serbe 1 anëtar.
Kësisoj duke u përmbushur 30 ditëshi, Kuvendi Komunal i Rahovecit do të bëhej i pari Kuvend komune që do të shkonte në zgjedhje të parakohshme.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...