Gruaja e parë e Francës humbi miqtë, prindërit dhe familjen…vetëm për Emmanuelin

21:58 | 19 Janar 2018
Trina Galanxhi

Kur filloi marrëdhënien e saj me Emmanuel Macron, i cili atëkohë ishte adoleshent, Brizhit Macrone dhe prindërit e saj e gjetën veten në shënjestër të dënimit.

Të paktën kështu thuhet në biografinë e paautorizuar për Brigitte  Macron, me titull: “Një grua e shurdhër”, transmeton portali arbresh.info

Marrëdhënia e saj me Macron, që është diku rreth 24 vite më i ri se ajo, tronditi banorët e qytetit francez të Amiens dhe përveç dënimit që morri nga prindërit, atë filluan ta quanin edhe “murtajë”.

Libri “Një grua e shurdhër” është shfaqur nëpër raftet e biblotekave të ndryshme në Britani të Madhe, pikërisht në ditën kur Emmanuel Macron po kryen një vizitë zyrtare në Britani.

Deri në takimin me Macron, Brigitte ishte e martuar me një bankier të suksesshëm dhe kishte tre fëmijë.

Por jeta e përsorur u shkatërrua kur u shfaq adoleshenti Emmanuel Macron.

Në librin biografik të pautorizuar, citohet një mik i Brizhite Macron, i cili pretendon se periudha e jetës së saj e la atë të vetmuar.

“Për një moment ajo humbi miqtë e saj dhe njerëzit më të dashur”, thuhet në libër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme