Google ADS

Keira Knightley: Jam sulmuar seksualisht katër herë

21:20 | 19 Janar 2018
Trina Galanxhi

Aktorja e filmit “Anna Karenina”, Keira Knightley ka rrëfyer se edhe ajo ka qenë e ngacmuar seksualisht, ndërsa ka lavdëruar lëvizjen #MeToo.

Në një intervistë për revistën “Variety” aktorja ka folur hapur se edhe ajo ka qenë e ngacmuar seksualisht, por jo në vendin e punës e saj, por në jetën e saj personale, transmeton portali arbresh.info

“Konsideroj se jam me fat që nuk kam qenë e ngacmuar seksualisht në vendin e punës, por në jetën time personale, mbaj barrë tjeër, pasi kam qenë e ngacmuar seksualisht të paktën 4 herë”, tha ajo.

Ajo ka lavdëruar gratë që kanë guxuar të ngrejnë zërin kundër ngacmimeve seksuale në botën e filmit, ndërsa ka shtuar se shpreson se gjëra të tilla të mos ndodhin sërish.

E pyetur në lidhje me producentin Harvey Winstein, Knightley tha se “ai asnjëherë nuk ka kërkuar ndonjë favor intim nga unë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme