Në vend se të bleni sirupe dhe barna të ndryshme për kollën, ne ju sugjerojmë një recetë krejtësisht natyrale pa asnjë efekt negativ dhe shumë efektive.
Kjo kurë për kollën është aq natyrale dhe e padëmshme sa preferohet për të gjithë anëtarët e familjes, përfshirë edhe fëmijët, transmeton Klan Kosova.
Përbërësit:
Mjaltë organik
Rrepa të zeza
Përgatitja:
Gërryeni pjesën e brendshme të rrepës së zezë.
Hidhni mjaltin në pjesën e zbrazur (mos harroni se rrepa do të prodhojë lëng vetë, kështu që mos e mbushni brendësinë e rrepës krejtësisht).
Vendoseni rrepën në një enë (tenxhere, gotë ose çkado) mjaft të gjerë.
Lëreni të qëndrojë kështu gjatë natës në temperaturën e dhomës. Në mëngjes, hidheni shurupin në një tigan me kapak.
Meqë kombinimi i mjaltit me rrepë të zezë nuk ka efekte anësore, mund ta përdorni këtë shurup ashtu si e ndjeni veten – sa herë që keni kollitje ose konsumojeni para gjumit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...